Pas trazirave të ndodhura në pallatin mbretëror britanik ka reaguar edhe Paul Burrell, 61-vjeçari që ka shërbyer thuajse 30 vite në “Buckingham Palace” fillimisht si ndihmës i mbretëreshës Elizabeth, e më pas si kujdestar personal i princeshë Dianës që prej 1987-s e deri në momentin kur ajo ndërroi jetë.

Por, marrëdhënia me mamanë e princave William dhe Harry nuk ishte thjesht profesionale, ai ishte gjithashtu një nga miqtë e saj më të besuar dhe e dinte më mirë kushdo tjetër se ç’ndodhte në jetën e saj.

Sipas medias së huaj, në një kohë kur të gjithë po flasin për vendimin e Harry-t dhe Meghan, të cilët donin të jetonin të pavarur nga pjesa tjetër e familjes, larg detyrave mbretërore dhe zhurmës mediatike, që i ka shoqëruar që prej njohjes së tyre e deri më tani, Paul ka risjellë në vëmendje një letër që Diana i kishte shkruar para disa vitesh.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai risjell në vëmendje fjalët e princeshë Dianës: ‘’I dua pafund djemtë e mi, dhe uroj që ata njëlloj si farat të rriten të fortë, të pavarur dhe mbi të gjitha të lumtur”

Duke u bazuar në letrën e Dianës, ajo do ta mbështeste Harry-n në qoftë se do të ishte gjallë.

Në një dokumentar të vjetshëm “Kate vs. Meghan, princeshat në luftë” transmetuar në “Channel 5” Paul shprehej se Pallati i Buckinghamit është një fushë e minuar për këdo që e shkel për herë të parë.

Ai shfaqi gjithashtu hapur mbështjetjen e tij për Meghan duke thënë se ajo është një grua e fortë, e pavarur e cila pati fatin, e mirë ose të keq, të ishte pjesë e një prej familjeve më tradicionale në botë.

Ndryshe nga Diana, e cila ishte rritur në një familje të madhe, Megahn e kishte më të lehtë të largohej nga ajo jetë duke patur edhe mbështetjen e Harryt.