Presidenti i Parlamentit Europian Davis Sassoli pritet të nisë të hënën një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku do të diskutohet lidhur me axhendën europiane të vendit.
Sassoli pritet që të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, kreun e opozitës Lulzim Basha, krerët e grupeve parlamentare, kreun e Bashkisë Erion Veliaj si dhe ish ministren e jashtme Klajda Gjoshaj.
Përpara mbërritjes në Shqipëri Sassoli ka dhënë një mesazh dhe për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, që goditi vendin.
Unë po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe dhënë shpresë për rrugën përpara, pas disa muajve të vështirë për vendin. Së pari, unë do të doja të përsëris solidaritetin tim me Shqipërinë dhe njerëzit e saj pas tërmetit shkatërrues të fund të nëntorit
Paraja nuk mund të zhbëjë vuajtjet, por është shumë e nevojshme të rindërtohen shtëpitë dhe infrastruktura. Unë shpresoj në bujarinë e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të pritet nga BE në Bruksel më 17 shkurt, shkruan Sassoli, ndërkohë që jep sinjale pozitive dhe për çeljen e negociatave.
Të dy vendet kanë bërë përparim të madh, në përputhje me pritshmëritë tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që janë ende të nevojshme në rrugën e pranimit në BE. Ne do të bëjmë çmos gjithashtu për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva në mbledhjen e fundit të Këshillit për këtë, shprehet kreu i Parlamentit europian