Opozita jashtëparlamentare kërkon që të ketë qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë kërkesë lideri demokrat, Lulzim Basha, bëri me dije se është vënë në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.
“Ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qëndrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”, tha Basha në një intervistë për “Abc Neës”.
I pyetur nëse do t’i humbte këto zgjedhje, Basha tha: “Unë nuk mendoj se shqiptarët preokupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës”.