Kreu i grupit parlamentar të PS-së Tauant Balla ka kërkuar që të shtyhet votimi i dekretit të presidentit Meta për pakten antishpifje.

Balla tha se Kuvendi duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias për paketën antishpifje, duke qenë se ai do të mbërrijë në Tiranë rreth fundit të muajit Mars.

“Kërkojmë që të shtyhet diskutimi për median audiovizive derisa të vijë opinioni i Komisionit të Venecias”, u shpreh Balla.