Një 24 vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Shkodër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, policia zhvilloi operacionin e koduar “Kiras” ku në pranga përfundoi Sadik Batuni.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesë, të riut iu sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehëra automatiku me 60 fishekë, dy krehëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.
Arrestimi i tij ndodhi në bashkëpunim mes policisë Shkodër me forcën e posaçme “Shqiponjat”
Prokuroria e Shkodër do të hetojë 24-vjeçarin për veprën penale “Armëmbajtja pa leje