Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia. Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras” në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S.B 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”