Per te dyten here, brenda 24 oreve Policia e Shtetit ka zbarkuar ne Shkoder.
Forcat Operacionale te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit kane zbarkuar ne shkoder rreth ores 21 te se merkures, ku jane vendosur prane ambjenteve te Policise se Shkodres ne pritje te urdhrit per te vepruar.
8 Furgone te Forcave FNSH dhe 4 autoblinda te forcave Renea, kane qene ne Shkoder per te bere te mundur kapjen e personave te cilet jane perfshire ne pengmarrjen e Jak Prenges.
Sic mesohet tashme edhe nga Policia e Shtetit ne 8 persona te shpallur ne kerkim pjesa me e madhe e tyre jane nga Shkodra.
FNSH dhe Renea, kane rrethuar mbreme fshatin Bardhaj, aty ku dyshohej se fshiheshin personat e shpallur ne kerkim.
Jane arrestuar 2 persona identiteti i te cileve nuk behet i ditur nderkohe qe ato jane transportuar menjehere drejt Tiranes.