Enver Levanaku, 57 vjeç i cili punonte tek godina e një shkolle në Institutin Bujqësor ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën.
“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13 15, në rrugën e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
Mbrëmjen e djeshme një tjetër punonjës humbi jetën gjatë orarit të punës. Roja i një hoteli 6 katësh në Currila ra në gropën e ashensorit nga kati i dytë, ku dyshohet se u afrua për tu mbrojtur nga tërmeti.