-Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi këtë mbrëmje vendin tonë, duke krijuar panik tek njerëzit. Lëkundjet janë ndjerë goxha edhe në studion e emisionit “Tempora” në Ora Neës, ku publiku është ndjerë i frikësuar. Ndërsa, gazetarja Sonila Meço ka kërkuar që askush të mos lëvizë, pasi kjo shtë këshilla më e mirë në këto raste.

“Është tërmet? Qetësi zonja, ju lutem qetësi, mos lëvizni ju lutem.Kjo është këshilla më e vlefshmë, numër 1 që na japin në këto raste.Qetësi. Sa të marrim pak veten. Vetëm një moment” shprehet Sonila Meço.

https://www.facebook.com/dosja.alb/videos/466990300635861/