Të dashur qytetarë të Shkodrës,
Në këtë moment të fundit të fushatës, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush – për mikpritjen, për fjalët e mira, për përkrahjen dhe për vërejtjet që na ndihmojnë të jemi më të mirë çdo ditë.
Së bashku kemi folur për sfidat dhe për mundësitë, për rrugën që kemi ndjekur dhe për atë që na pret përpara. Jemi në prag të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë.
Ju ftoj që këtë të diel të votoni numrin 5, për vazhdimësinë e punëve të nisura, për zhvillimin e qëndrueshëm të Shkodrës dhe për një të ardhme që na bashkon të gjithëve.
Bashkë e kemi nisur, bashkë do ta çojmë përpara!
Faleminderit nga zemra!