Këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu dhe kantautori Flori Mumajesi kanë udhëtuar bashkë në të njëjtën linjë ajrore. Gjatë udhëtimit ata janë ngritur dhe kanë kënduar këngën e njohur popullore qytetare shkodrane “Ti më je si një gonxhe”.
Bashkë me këngëtarët është edhë një stjuardese që mban në dorë një tortë dhe e gjithë surpriza ka qenë për një të afërm të dy artistëve.
“Me një nga artistët më të talentuar të muzikës shqiptare, me tironsin tim Flori Mumajesi”, shprehet Zhegu krah videos, ndërsa Flori në postimin e tij shkruan “Me të madhin Luan Zhegu”. Nuk dihet se kush ka ka festuar ditëlindjen e 70-të në qiell dhe mes muzikës.