Një video po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, e cila tregon një mjeke kineze në një moment dëshpërimi.
Mjekja qan me ulërima, sepse ka punuar pa pushim në ndihmë të personave të prekur nga koronavirusi vdekjeprurës. “Nuk mundem më”, kjo është britma që lëshon mjekia në një sallë me kolegët e saj.
Një tjetër video tregon një doktor kinez, i cili po i bërtet në telefon menaxherit të spitalit, sepse ky i fundit nuk po ndihmon në trajtimin e pacientit.
Situata në Kinë vijon të jetë mjaft e rëndë dhe autoritetet kineze kanë bërë të ditur se koronavirusi po përhapet me ritme të larta. Deri në këto momente, kanë humbur jetën 106 persona dhe janë konfirmuar si të prekur më shumë se 4 mijë e 500 të tjerë.
Ndërkohë në shumë qytete vijon të jetë e vendosur gjendja e jashtëzakonshme, ku njerëzit nuk lejohen që të dalin prej aty, në mënyrë që të zvogëlohet sadopak përhapja e këtij virusi, origjina e të cilit nuk është konfirmuar ende.