Dy lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar mbrëmjen e sotme me epiqendër në detin Adriatik.
Sipas të dhënave të siguruara nga Dosja.al nga aplikacionet që masin tërmetet rezulton që pas goditjes me magnitudë 4.8 gradë të shkallës righter kanë rënë edhe dy të tjerë, përkatësisht me magnitudë 3.3 dhe 4.1. Edhe dy lëkundjet e tjera, epiqendrën e kanë në Durrës, pranë detit Adriatik.
Banorët kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë pas lëkundjeve të vazhdueshme.