Patentat shqiptare do të njihen në Gjermani dhe Greqi. Kjo mesa duket tashmë është çështje kohe. të paktën kështu bën me dije kryeministri Edi Rama i cili thotë se në takimin e djeshëm me kancelaren Merkel ka folur edhe për çështjen e patentave. Ai njofton se në shkurt do të vijë një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport në funksion të procedurës që kërkon qeveria federale.

Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentaveshkruan Rama. Nga ana tjetër, njohja e patentave në Greqi, brenda pak javësh do të kalojë edhe në Parlamentin helen.

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona përfundon Rama.