Një çift që kishte dalë në rrugë nga frika e tërmetit u shpreh për Report Tv se frika është e madhe dhe do të vijojnë që të rrinë jashtë. “Lëkundjet i ndjemë por nuk zgjatën shumë. Po rrimë njëherë, por është edhe ftohtë. Frikë kemi nga tërmeti, nuk diskutohet, por edhe fiks pas dy muajve të atij të parit, ra tjetri”
Ndërsa një e moshuar me dy nipërit tha se “Kemi frikë që të flemë në shtëpi se nga tërmeti i parë na plasi gjysma e murit. Jemi më të sigurt jashtë, se brenda në këto momente. Jemi jashtë, na kanë premtuar por akoma.
Fëmijët janë të vegjël, mbesa dhe nipi që flenë me mua, nuk kam ku ti coj. Shtëpia është gati për të rënë se e dëmtoi tërmeti i parë. Ndoshta shteti nuk do të na lerë”.