Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ngritur shqetësimin se qumështi për bebe (formula) mund të jetë një kërcënim për jetën e foshnjave dhe bebeve në Shqipëri. Alarmi është vënë pas vdekjes së 2 foshnjave 5 muajshë në Berat pak ditë më parë, ndërsa nëna u shpreh se kishte dyshime se të vegjlit e saj u helmuan nga qumështi formulë që u dha. Panariti ka kërkuar bllokimin e menjëhershëm nga AKU të firmës që shet këtë produkt si dhe analizimin e të gjitha markave që janë në treg.
Postimi i plotë Foshnjet dhe femijet mund te jene ne rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi AKU duhet të bllokojë urgjentisht te gjithë sasine e qumeshtit pluhur ( formula per bebe) i cili me shumë mundesi u mori jeten dy foshnjeve ne Berat. Menjehere dhe tani! Drejtori i AKU-se, te dale ne konference per shtyp per te bere publike masat e bllokimit te produktit dhe te urdheroje terheqjen nga tregu te gjithë sasise se qumeshtit per bebe nga firma qe e ka prodhuar. Tu behet thirrje te gjitha familjeve që mund te kene perfituar nga shperndarja e ketij qumeshti që ta dorezojne ate te autoritetet. Te pritet perfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike per kete ngarkesë
Qindra foshnje mund të jene ne rrezik! Te filloje nje kontroll masiv analitik i qumeshtit formule per femije ne tregjet tona.. Nuk eshte shaka!
Shikoni studimin e nje viti me pare te kryer ne Amerike per ushqimet e femijeve. Rreziku eshte real.