Selia blu në Shkodër është përfshirë nga një “garë” e fortë për një tjetër pozicion të rëndësishem në Partinë Demokratike. Edhe pse pa një shpallje zyrtare, në selinë blu ne Shkodër ka nisur gara për kryetare të Forumit të Gruas. Burime për eetimes bëjnë me dije se deri tani janë tre emra të cilët jo vetëm përfliten por kanë nisur fushatën për tu bëri numri 1 të Lidhjes Demokratike te Gruas.
Vildana Kazazi Gushta, Senida Dragusha dhe Imelda Kraja, janë emrat të cilët haptas kanë nisur fushaten brëda radhëve të demokratëve , ndërkohe që nuk përjashtohet të këtë edhe surpriza me emra të rinj në ditët e ardhshme.
Vildana Kazazi Gushta është emri më i njohur i kësaj gare kur kujtojmë që ajo prej vitesh është anëtare e kryesisë së PD, ndërkohe qe ka mbajtur edhe pozicionin e këshilltares së Bashkisë së Shkodrës dhe Këshillit të Qarkut të Shkodrës.
Ndërkohe që dy emrat e tjerë më shumë përfaqësojnë brëzin e ri, ku si Imelda Kraja dhe Senida Dragusha vijnë nga radhët e Forumit Rinorë të Partisë Demokratike.
Megjithatë fushata ka nisur, ndërkohe që duhet pritur edhe pak për të mësuar pasuesen e Nirvana Lekës në Lidhjen Demokratike të Gruas në PD e Shkodrës / eetimes /