Ish deputeti i PD, Bardh Spahia i bëri thirrje Prokurorisë së Shkodrës që të nisë hetimet për korrupsion e vjedhje për zyrtarët e PS në kryeqendrën e veriut. Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar videon e ish-zëvendëskryeministres Sonida Mesi, gjatë një interviste, Bardhi thotë se “rilindjes u kanë dalë kap ça të kapësh drejtorët që i zgjedhin vetë”
Postimi i plotë:
Prokuroria e Shkodres duhet te nise pa vonese hetimet per korrupsion e vjedhje kryesisht
MJERIM RILINDAS NE SHKODER!
Me te ardh keq per socialistet e ndershem te Shkodres, qe perfaqesohen ne kete lloj niveli. Keta jane prurjet e Rilindjes, qe ankohen se ne 7 vjet ne pushtet, u kane dale Kap Ca te Kapesh, drejtoret qe vete i perzgjedhin me trafik influencash te erreta. Ky sinqeriteti i deputetes ish zv.kryeministre ne fakt vlen per cdo “perzgjedhje” ne PS. Prandaj Shkodra nuk u ka dhene kurre besim. Tani deputetja e pranon edhe me ze e figure se cfare perfaqeson Rilindja! Prokuroria e Shkodres duhet te nise pa vonese hetimet per korrupsion e vjedhje kryesisht, bazuar mbi deshmite e deputetes se Edvin Rames. #RrofteSinqeriteti#LargimiRamesMisionKombetar