Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzen “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste.

Ndërsa Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër.

Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa kritikuar Arbanën për këtë fakt.

“Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi” i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit.

Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar: “Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.

Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores, dhe ajo nuk ka nguruar të ndajë postime përkrah partnerit të saj.