Lajm i trishtë nga bota e sportit. Legjenda e NBA-së dhe ish superylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka pësuar aksident me pasojë vdekjen me helikopter sot në mëngjes.

Këtë lajm shumë të rëndë për të gjithë sportdashësit në gjithë botën e ka bërë me dije “TMZ” media e famshme për publikimin e informacioneve të bujshme.

Aty raportohet se 41-vjeçari po udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë me helikopterin e tij privat, kur ra dhe shpërtheu në flakë. Përplasja ka ndodhur në Calabasas, California. Për fatin e saj të mirë, bashkëshortja e Bryant nuk ka qenë mes viktimave.