Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si një ish-basketbollist, ka shumë pasion këtë sport dhe gjithmonë e ka shprehur. Rama ka bërë dhe sakrifica për të parë nga afër të preferuarit e tij në NBA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak vite më parë Rama u ul në arenën e Maimi, në rreshtin e parë dhe ndoqi nga afër një ndeshje bashketbolli. Një prej të prej basketbollistëve të Ramës ka qenë dhe Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë sot në një aksident ajror.

Por Rama për të ndjekur nga afër Bryant dhe shokët e tij udhëtoi drejt SHBA-ve dhe sipas raportimeve në atë kohë ka paguar më shumë se 2000 dollarë për biletën. Rama këtë vizitë kërkoi ta mabnte të fshehtë, por ishte opozita që publikoi foto nga arena e Miami, ku Rama shihej në reshtin e parë.