Situata e rënduar në burgje, lirimet, emërimet apo trensferimet që përbëjnë shkelje, mosrespektimi i të drejtave të burgosurve etj, janë arsyet pse 7 depuetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Sipas shkresës së mbërritur në Kuvend, interpelanca do të parashtrohet nga deputeti Lefter Maliqi .Ai parlajamron se do të kërkojë sqarime për për 5 pikat për të cilat është njoftuar ministrja por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje dhe sigurinë e këtij institucioni.
Ndërkohë, një tjetër temë që pritet të ketë diskutime në seancën parlamentare të radhës, është ajo e lirimit të disa emrave të njohur të botës së krimit të dënuar me burgim të përjetshëm.