Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi juanë 4 ushtarë të Forcave Komando, që kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe, por që kanë qëndruar në Londër, duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit.
Prej momentit kur u mësua vendimi i tyre, është bërë shpallja në kërkim e 4 komandove ndërsa ditën e sotme media britanike Sunday Express kanë rapotuar një investigim të detajuar ndërsa kanë publikuar edhe fotot përkatëse të tyre bashkë me 6 persona të tjerë të shpallur në kërkim për krime të rënda si vrasje, prostitucion, plagosje etj. Më poshtë është lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar ku gjenden edhe emrat e 4 ushtarakëve
Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje. Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje. Hektor Mahmutaj 44 vjeç
Renild Ajazi 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. Klevis Lamkaj 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar
Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar Ilir Nazmi Kumbaro 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare. Hysni Sokolaj 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli. Endri Duraku 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje
Por çfarë ndodhi me ushtarët e Forcave të Armatosura? Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishte përzgjedhur një grup prej 12 ushtarakësh “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore ne stërvitjen Cambrian Patrol 17 në Ëells Mbretëria e Bashkuar
Të katër këta ushtarakë, pasi kanë përfunduar stërvitjen më datë 17 janë akomoduar në një bazë ushtarake duke lëvizur nga Uellsi drejt Londrës dhe në dt.18 tetor 2017 do të udhëtonin drejt Tiranës. Të njëjtin itinerar ka ndjekur dhe ushtari tjetër Aleksandër Shkulaku, i cili pasi është akomoduar në bazën ushtarake Hyde Park Barracks, efektivi ushtarak po në dt.17.10.2017, ka vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës
Në datën 18 tetor 2017 ora 08 00 është vënë re mungesa e tij, si dhe e tre ushtarëve të tjerë, të cilët dhe pse janë kontaktuar disa herë në telefon nga togeri Roland Poçi ata nuk janë përgjigjur, duke mos u kthyer me grupin që ishin nisur nga Tirana. Nga verifikimet në sistemin Tims ka rezultuar se këta ushtarakë të marrë të pandehur për akuzën dezertim kanë dalë nga Shqipëria më 4 tetor 2017 ora 20:45 minuta me destinacion Londrën dhe nga ajo ditë nuk janë kthyer në mënyrë legale në Shqipëri.
Ministria e Mbrojtjes tha në atë kohë se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer, janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë kallëzimi në prokurori. Në Maj të 2018 Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi u pezullua për ushtarin Renild Ajazi dhe për ushtarin Klevi Lamkaj
Trajnimin disajavor në Britaninë e Madhe, si pjesë- marrës të një prej programeve që ka Ministria e Mbrojtjes, 4 ushtarët të Forcave Komando e kanë shfrytëzuar si një mundësi për të qëndruar në Londër. Kohët e fundit, Anglia është kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruara të shtetasve shqiptarë, të cilët përdorin çdo formë, kryesisht ilegale, për të shkuar atje
Por për ushtarakët dezertorë, ky duket se ka qenë rasti ideal për të qëndruar në vendin e preferuar pavarësisht se kjo ka shënuar një precedent të padëgjuar më parë i cili edhe hapi polemika të shumta ndërsa mediat botërore nuk e anashkaluan si lajm