Aktorja e humorit dhe njëkohësisht moderatorja Rudina Dembacaj ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në Tv Klan. Për herë të parë, ajo ka folur për divorcin, lidhjen me Mark Frrokun dhe planet për martesë.
Në fillim të intervistës, ajo u shpreh se emisioni “Rudina” është i fundit emision që do dalë, sepse ka vendosur që për një periudhë goxha të gjatë kohe të mos japë më intervista.
“Nuk shkel më askund, është i fundit emision që do dal për një periudhë goxha të gjatë kohe. Jam e impenjuar, sepse kam emisionin tim ku mund të them çfarë të dua, sigurisht ajo është ana ime profesionale dhe unë nuk e ngatërroj me privaten”.
Në lidhje me komentet pas ndarjes dhe arsyen pse i bllokoi ato në Instagram, Dembacaj u shpreh: “Në momentin që vendosa që të kem jetën time, si çdo njeri në këtë vend dhe në këtë botë, vendimet për të ardhmen time më takojnë vetëm mua dhe të them të drejtën nuk jam fare e interesuar për komentet e njerëzve. Sepse ka një lloj manie për të sulmuar për kot, pa më njohur, pa ditur fare çfarë bëj unë, çfarë zgjedhje kam bërë. Dhe duke qenë kjo lloj tendence për të nxjerrë më të keqen e tyre, apo mosrealizimet e gjithësecilit që ndodhin në jetë, këta i shfryjnë nëpër komente, prandaj i bllokova, se nuk më ka interesuar komenti i askujt“./tvklan.al