Pas analizës së punës që strukturat që ka në varësi bënë për 2019-en në qarkun Shkoder, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu pritet që të veprojë me masa të tjera për këtë qark, me qëllim rritjen e përformancës por edhe forcës goditëse. Burimet bejne me dije se pritet që brenda pak javësh në këtë drejtori të ketë ndryshime në kupolën drejtuese, ku nuk përjashtohet që të preken një pjesë e drejtuesve në sektorë kyç, përfshire edhe titullarë.

Këtë vit Shkodra do të ketë inaugurimin e godinës së re të drejtorisë vendore të policisë, një inestim që ka kapur shifrën e miliona lekëve dhe sic e kishte lajmëruar më herët vetë ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, por edhe drejtori Veliu, ajo do të shoqërohet me rritje të volumit të punës dhe rezultateve në këtë qark, pasi kushtet më të mira të punës, ja mundësojnë efektivëve dhe specialistëve një gjë të tillë.

Të njëjtat burime nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë rokadë të re të preken edhe emra të rëndësishëm të policisë, duke qënë se Shkodra në vazhdimësi ka qënë një qark që ka shërbyer si katapultim që drejtorët të shkojnë në Tiranë në detyra më të rëndësishme. Megjithatë kjo mbetet një lëvizje ende e pakonfirmuar, pasi praktika e policisë së shtetit ndër vite ka qënë e tillë, që lëvizjet të mos bëhen më shumë bujë. Urdhëri madje i fundit qoftë i ministrit por edhe drejtorit të përgjithshëm që të shmanget komunikimi me mediat, e ka rritur këtë presion, duke bërë që informacioni të kalojë shumë më i filtruar /shkodranews/