Shkodranet presin pune dhe rroga dinjitoze nga viti 2020. Ne nje sondazh te gazetareve te eetimes ato kane intervistuar dhjetra qytetare ne menyre rastesore te moshave dhe profileve te ndryshme.
Ato jane te ndare ne pritshmerite pergjate vitit 2020. Disa shpresojne te kene nje pune dhe me shume te ardhura. Te tjere me shume mundesi per strehim e pjesa me e madhe ti jepet mundesia te ikin nga Shqiperia.
Ndersa nuk ngurojne te shprehin zhgenjimin per ecurine e deritaanishme. Ato thone se Shkodra eshte nje qytet me potencial te madh por politikat disa vjeçare nuk kane bere me te miren e mundshme ne kete qytet duke bere qe rinia te largohet ose drejt kryeqytetit ose jashte vendit .