Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V T ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N D alias N K alias M P 29 vjeç
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vr..arë shtetasin V T
Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve