Pasi zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj tashmë ndan me fansat jo vetëm fotot romantike të të dyve, por edhe biseda që çifti bën.

Aktorja e humorit ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga biseda e bërë në WhatsApp me partnerin e saj të ri, por që më pas e ka fshirë foton.

Duke folur në lidhje me punën e tyre, Rudina duket se i bindet Markut, kur i thotë ti je bosi, por pastaj “kthen mendje” duke i thënë se ajo është bosi.

Përgjigja e ish-deputeti? “Të dua”. Mesa duket, edhe në bisedat për punë çifti nuk lë rast pa i shfaqur dashurinë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se dyshja kohët e fundit ka hapur një restorant në Tiranë, ku dhe janë të përfshirë në menaxhimin e tyre.

Kush nga të dy është pronari? Natyrisht që përgjigjen e ka dhënë vetë aktorja.