Nga Tomas Chamorro-Premuzic, shkrimtari i librit ‘Përse shumë meshkuj të paaftë bëhen lidera’
Psikologu Tomas Chamorro-Premuzic shpjegon se për të përmirësuar nivelin e aftësisë së personave që janë në postet drejtuese duhet të përmirësojmë nivelin e aftësisë tonë për të gjykuar dhe përzgjedhur sidomos kur kemi të bëjmë me burra.
A keni punuar ndonjëherë me persona të cilët nuk janë aq të aftë sa ata mendojnë?
Ky zbulim nuk është aspak surprizë për të gjithë ne por nëse u referohemi statistikave këta persona janë më tepër burra sesa gra. Megjithatë burrat përpiqen t’i bindin të tjerët për gjëra të pavërteta dhe janë më të prirur për të qënë të suksesshëm në karrierat e tyre. Por të mashtrosh dikë e ta bësh të besojë se ti je shumë i aftë kur realiteti tregon të kundërtën do të thotë të mashtrosh veten tënde fillimisht.
Unë jam një psikolog organizativ dhe përdor shkencën e teknologjinë për të parashikuar dhe për të kuptuar sjelljen e njerëzve në punë. Një nga zonat që më tërheq së tepërmi është marrëdhënia ndërmjet gjinisë, personalitetit dhe lidershipit por edhe mënyra si këta lidera ndikojnë tek organizatat.
Problemi qëndron te fakti se shumica e liderave janë të paaftë. Këta individë më pas ndikojnë negativisht në biznes apo politikë duke ulur nivelin e angazhimit apo besimit dhe duke rritur nivelin e stresit. Mjafton të klikoni në Google “shefi im” dhe do të shihni komente të ndryshme si i çmendur, abuzues, i padurueshëm e shumë e shumë fjalë të tjera negative.
Ndaj pyetja kryesore që duhet të bëjmë nuk është përse po ulet numri i grave lidere por përse po rritet numri i burrave të paaftë lidera? Studimet e mia sugjerojnë tre arsye.
Ne nuk e kemi aftësinë për të kuptuar se besimi dhe aftësia janë dy gjëra të ndryshme. Njerëzit me besim tek vetja kanë më shumë potencial përsa i përket lidershipit por përsëri kufiri midis besimit sa të aftë mendojnë ata se janë dhe aftësisë sa të aftë janë ata realisht është i ngushtë.
Arsyeja e dytë është dashuria që ne disponojmë për individët karizmatikë e cila është shtuar me zhvillimin e epokës dixhitale. Njerëzit kanë tendencën të pëlqejnë ata lidera që janë tërheqës dhe argëtues por përsëri kemi një diferencë të thellë midis një lideri të aftë dhe një komediani.
Arsyeja finale për rritjen e numrit të liderave të paaftë është mungesa e aftësisë për ti rezistuar joshjes nga njerëzit narcistë. Gjithmonë i kemi adhuruar personat e famshëm por për dekada me rradhë ne i kemi adhuruar të tjerët vetëm sepse janë të famshëm.
Disa nga këshillat që i ndihmojnë njerëzit të bëhen lidera dhe të shndërrohen në narcistë janë duaje veten tënde pavarësisht gjithçkaje, mos u shqetëso për atë çka mendojnë të tjerët për ty, nëse mendon se je i aftë atëhere je vërtet i tillë. Të gjitha këto janë të gabuara sepse një lider i vërtetë interesohet për të tjerët dhe për mendimet e tyre, përpiqet të krijojë një reputacion të mirë dhe të qëndrojë larg skandaleve.
Pra si duhet të veprojmë për ti ndaluar burrat e paaftë që të bëhen lidera?
Duhet të kërkojmë cilësitë e duhura nëpërmjet të cilave një lider bëhet edhe më i mirë. Nuk duhet të shohim cilësitë nga të cilat joshemi por ato cilësi të cilat e bëjnë një lider edhe më të dobishëm. Mbi të gjitha duhet të admirojmë personat e aftë, të ndershëm dhe të përulur e jo personat narcistë, karizmatikë dhe me besim të tepruar.
Duhet të fokusohemi më pak tek përshtypjet që krijojnë njerëzit gjatë punës ose intervistave të punës dhe të fokusohemi më tepër tek qëllimet e mira.
Dhe si përfundim për të përmirësuar cilësinë e liderave tanë e për të ndihmuar edhe gratë të bëhen lidere duhet të ulim standardet kur i zgjedhim këto të fundit. Kjo do të thotë se grave nuk u duhet kërkuar të sillen si liderat e paaftë. Nëse ato nuk kanë talent në një aspekt të caktuar nuk mund tu kërkosh të shpenzojnë kohë për atë aspekt.