Nxënës dhe mësuesë në protestë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në Darëzezë të Fierit.
Mësohet se mbi 70 nxënës kanë bojkotuar mësimin për kushtet e tyre të transportit.
Bëhet me dije se nxënësit nga Darëzeza e kryejnë mësimin në Topojë, pasi shkolla e tyre është jashtë funksionit.
Ndërkohë prindërit nga ana tjetër shprehen se të dy autobusët nuk kanë ngrohje dhe fëmijët e tyre jo shpeshherë dëetyrohen të qendrojnë në këmbë.
Ata madje theksojnë që njëri prej autobusëve nuk ka as frena të mira, gjë e cila rrezikon jetën e nxënësve