Këmbëngulja e Bashkisë së Shkodrës për çështjen e kompensimit të pronarëve të tokës ku kalon rruga Shkodër- Velipojë, ka dhënë rezultat. Fondi për kompensimin e pronarëve është alokuar dhe paralelisht me këtë proces, do të rinisë edhe puna për ndërtimin e rrugës.
Bashkia e Shkodrës do të ndihmojë dhe asistojë banorët në përpilimin e saktë të dokumentacionit për të mundësuar marrjen e kompensimit monetar.
Për këtë qëllim, në prani edhe të përfaqësuesve të FSHZH kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me administratën e NjA Berdicë dhe banorë të zonës.