Tre persona të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi janë vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Të arrestuarit janë L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

I arrestuari i dytë është R. A 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

Ndërsa i treti i arrestuar është A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky 35 vjeçar ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale Moskallëzim krimi