Pink i ka shkruar një letër vetes në Twitter.
E dashur vetja ime, ti po plakesh. Sidomos kur buzëqesh, dukesh edhe më e madhe se çje. Hunda vazhdon të të rritet. Dukesh dhe ndihesh çuditshëm ndërkohë që përpiqesh të mësohesh me këtë realitet të ri. Po hunda ngjason gjithashtu edhe me atë të fëmijëve të tu, edhe rrudhat kur qesh. Dhe po ti je idjote që vazhdon të pish duhan ende.
Herë pas here ke pasur dëshirën ta ndryshosh vetveten, por ke parë ndonjë show në televizor dhe dikë që ka bërë ndërhyrje. Fytyra e këtij njeriu nuk ka lëvizur as gjatë të folurës e as gjatë të qeshurës, kështu ke vendosur të mos e bësh.
Thjesht nuk mundesh. Ti do që fëmijët e tu ta kuptojnë kur je me nerva.
Je me fat se kurrë nuk e ka varur karrierën tënde tek mënyra se si dukesh. Talenti dhe individualiteti janë shumë më të rëndësishme se fytyra. Kështu që të gjithë të bëhen gati për të të parë të plakesh sipas mënyrës së vjetër, shkruan këngëtarja që herë pas here i dedikon vetes apo fëmijëve të tilla letra që nuk duhen humbur.