Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është rrethuar nga mediat menjëherë sapo ka dalë nga SPAK, ku edhe ka dhënë deklaratën e tij pas publikimit të videos ku shfaqej duke pirë kokainë. I rrethuar nga gazetarët e i zënë ngushtë, kryebashkiaku Alla nuk ka dashur ti përgjigjej gazetarëve, madje duke i dëbuar i ka ikur edhe zëri.

“Nuk kam koment. Komentet i lashë në Prokurori. E ka në dorë drejtësia këtë punë. Ik tashi. Do kemi kohë të flasim” tha Alla teksa pyetej nga gazetarët.

Më shumë detaje ka dhënë avokati i tij mbojtës, Petrit Ismaili, i cili tha se videoja ishte një montazh dhe se e vërteta do të dilte në pah.