Mbi 1200 punonjës së bashkisë Shkodër dhe institucioneve në varësi të saj nuk kanë marrë ende pagën e muajit Dhjetor.
Një situatë aspak normale e cila është reflektuar edhe në reagimin e shumë punonjësve të cilët e kanë cilësuar si të papranueshme këtë situatë, nisur nga fakti se po shkojmë drejt mbylljes së muajit Janar dhe kjo vonesë nuk është parë asnjëhërë në këtë institucion.
eetimes, është interesuar në lidhje më këtë problematikë pranë Bashkisë Shkodrës ku mësohet se pagat janë firmosur një ditë më parë nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, ndërkohe që sot pritet kryerja e veprimeve nga Dega e Thesarit, ku do të mbushen edhe llogaritë individuale te 1200 punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë