Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj prej ku ka mbërritur në përfundimin se gjithçka është konformë ligjit dhe mund të vijojë detyrën.
Në 2017 Agron Malaj ka qenë drejtor i OSHEE-së në Dibër, dhe Drejtoria e Adminsitratës Publike i ka kërkuar prokurorisë ta verifikojë në lidhje me dënimin e vitit 1999.
Prokurori Petrit Fusha, ka dalë në konkluzionin se Agron Malaj, ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAPit, se Malaj ishte rehabilituar.
Ai e mbajti detyrën si drejtor i OSHEE-së, dhe më pas mori dhe detyrën si kryebashkiak sepse edhe KQZ argumentoi po një lloj.
Në këto kushte, përvarësisht kërkesave të PD, kjo cështje quhet e mbyllur, sepse edhe Prokuroria edhe KQZ e kanë hetuar më herët këtë rast dhe kanë marrë vendim në favor të kryebashkiakut të Matit.