Gazetari Artan Hoxha publikoi sot videon ekskluzive të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë n.arkotike.
Gazetari në studio me Endri Xhafon u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka patur shumë presione, të formave të ndryshme.
“Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të parshtatshme të një të zgjedhuri. Që nga ai moment ka filluar presione, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime edhe miqësore edhe shoqërore edhe me orcë edhe me para. Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetet që nuk u miratua. Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve . Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes tha gazetari.