Zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka reaguar pas deklaratave të Artan Hoxhës se është kërcënuar ëpr të mos nxjerr videon e Lefter Allës. E ftuar sot në emisionin “Byro Politike” Voda i ka bërë thirrje gazetarit Artan Hoxha të paraqitet në Policinë e Shtetit, për të bërë denoncimin e tij.

Voda më tej shtoi se gazetari duhet të japë sqarimet e tij se çfarë di për këto kërcënime në departamentin përkatës së policisë së shtetit. “Sigurisht që kur bëhen paralajmërime të tilla askush nuk mund të qendrojë indiferent. Zoti Hoxha duhet të ketë besim te Policia e Shtetit dhe duhet të paraqitet personalisht para departamentit përkatës dhe duhet të japë sqarime të hollësishme për ato që di për kërcënimet. Se ndryshe jemi në moskallëzim krimi pastaj.

Unë i bëj thirrje që të paraqitet para Policisë së Shtetit. Vetëm kështu ne mund të ndihmojmë policinë e shtetit. Ky është mesazhi që unë jap për zotin Hoxha por edhe për të gjithë kryebashkiakët” tha Voda.