Kryeministri Edi Rama zhvilloi gjatë këtyre dy ditëve takime me zyrtarët e lartë në Ukrainë, në cilësinë e kreut të zyrës së OSBE. Në një postim në “Facebook” Rama lajmëroi se sot do të kthehet në Tiranë, por aty nuk munguan as komentet e qytetarëve.
Komentuesit i shprehin kryeministrit të gjithë indinjatën që ndjejnë për të dhe për faktin që pas 9 vitesh ende nuk ka drejtësi për katër viktimat e 21 Janarit. Madje një prej qytetarëve e akuzon se vdekjet e tyre i përdori për të marrë postin e kryeministrit.
“Sot është ditë e shënuar, sot shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër. Nga do e festosh?” i shkruan një qytetar.
Të tjerë komentues nuk kursejnë ironinë ndaj shefit të ekzekutivit. Ka nga ata që i kërkojnë të vishet trashë sepse në Ukrainë bën ftohtë, ndërsa të tjerë i thonë se në aeroport do ta presë vetë Sali Berisha.
““A ke vesh çorape leshi se qenka ftohtë andej”, “Mirësevjen xhaxh, bëj edhe ndonjë xhiro nga Moska tako shokët e vjetër dhe bëju të fala nga Ruçi” “Mirëmëngjes z. Kryeministër, mirëardhsh. Ka dalë për të të pritur në aeroport Sali Berisha. E ka marrë shumë malli për ju janë disa nga komentet e qytetarëve.