Një Meghan Markle e buzëqeshur ka marrë Archie dhe dy qenët e saj për një shëtitje në Vancouver disa orë para se Princ Harry të mbërrinte në Kanada, nga angazhimi i tij i fundit në Pallatin Mbretëror.
Dukesha e Sussex shfaqet e shoqëruar nga dy oficerë të mbrojtjes mbretërore ndërsa përshkoi në Parkun Rajonal “Horth Hill” pranë rezidencës së ishullit Vancouver, që ata kanë përdorur që nga Falënderimet, vitin e kalua
Me një portbebe, duke mbajtur djalin e saj të vogël përpara, Meghan duket më e lumtur se kurrë, në shëtitjen e saj të paqtë.
Nga ana tjetër, Harry ka përfunduar angazhimin e tij të fundit në familjen mbretërore, dhe është fotografuar gjatë rrugëtimit të tij për në Kanada, ku do t’i bashkohet jetës së tij të re, përkrah të shoqes dhe djalit.