Bukuroshja shkodrane Arilena Ara, e cila fitoi festivalin aq shumë të përfolur të RTSH-së, ka postuar një foto në Instagram ku duket se nuk ka vënë fare makiazh.

Vetëm ujë dhe sapun, këngëtarja e Nëntorit ngjan një engjell .  Bukuri natyrale dhe këtë mund ta kuptojë kushdo.

Kanë qenë të shumta personazhet televizivë, të cilat kanë bërë sikur kanë pozuar pa makiazh. Një ndër to ka qenë edhe Luana Vjollca, e cila me gjithë ndërhyrjet estetike thoshte “Shihni, nuk i kam buzët e bëra’.

Në rastin e Arilenës, duket qartazi që është pa make up dhe pa asnjë ndërhyrje estetike. E në fakt, kush është e bukur, nuk ka nevojë për doktor.