Me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese loje, Vllaznia ka marre nje trepikesh me shume vlere ndaj Flamurtarit. Ne te paren ka qene kapiteni lika qe ka shenuar me një 11-metërsh ndersa ne te dyten braziliani Hygor ka shenuar nje supergol duke mbyllur ndeshjen.

Vllaznia ka më shumë epërsi gjate lojes, kontrollon topin por ndërkohë i mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Moçkës. Nga ana e tij Flamurtari mbrohet me shumë forca, por kërkon herë pas here që të shohë edhe të kundërsulmojë shpejt me anë të Ribajt e Hoxhajt.

Kjo mënyrë lojë e kuqebluve duket se nuk do t’i çojë tek goli. Por në minutën e 37-të pas një goditje këndi, topi mbetet në zonën vlonjate dhe aty Malota përpiqet të godasë topin por pengohet nga një mbrojtës dhe arbitri Bajramaj akordon 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, kapiteni Lika është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh ekipin shkodran.

Por dy minuta pas golit, Pjeshka ka qenë shumë pranë golit të barazimit. Ai ka gjuajtur brenda zonë por portieri Sherri ka pritur në pozicion. Edhe ne fundin e pjeses se pare vlonjatet tentojne serish golin por pret perseri Sherri. Pjesa e pare kesisoj mbyllet 1-0.

Ne te dyten, Vllaznia tenton golin e sigurise por eshte e paqarte para portes. Ne loje me kalimin e minutave jane edhe braziliani Hygor por edhe shqiptaro- maqedonasi Adili megjithate loja serish eshte e vaket dhe pa raste.

Megjithate ne minuten e 82-te gjithçka do te mbyllej. Nje kros ne zone per tek Hygor qe me rroveshiate shenon nje supergol dhe merr duartrokitje te shumta te tifozeve shkodrane.

Vllaznia- Flamurtari 2-0

Shënues: G. Lika 38 (11-m), Hygor ’82

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni, Rrapaj, Vrapi, K. Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj Trajner: Luan Birçe