Ka marrë fund “pritja e embël për ministren Spiropali e cila është bekuar me një tjetër fëmijë në jetën e saj.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë, kësaj radhe me një djalë. Ka qenë vetë Spiropali që ka publikuar një foto në profilin e saj në “Facebook”, ku shfaqet me vajzën Naltën dhe djalin e porsalindur, të cilit çifti i ka vendosur një emër po shqiptar dhe të veçantë.
“Kren”, janë fjalët e vetme të deputetes socialiste që këtë fillim viti u bë nënë për herë të dytë ndonëse nuk është shkëputur asnjë moment nga detyra.