Myftiu vizitoi Kryetaren e Bashkisë Shkodër
Paraditën e së hënës, më 20 janar 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku u prit nga Kryetarja e Bashkisë, znj. Voltana Ademi.
Pas urimeve të rastit për një vit sa më të mbarë e me bekime për Shkodrën dhe qytetarët e saj, Myftiu theksoi se është me vlerë për krejt komunitetin që njerëzit të respektojnë institucionet dhe të kenë besim tek to.
Ai tha se ka shumë rëndësi që njerëzit të mos e humbin shpresën dhe optimizmin, përballë realiteteve, që hera-hera duan t’ia zënë frymën qytetit e vendit.
Vizita e sotme kishte një vlerë të veçantë sepse përkon me turin e vizitave dhe takime që Myftiu i Shkodrës ka pmanifikuar me rastin e vitit jubilar të 30 vjetorit të rilejimit të fesë me ligj në Shqipëri.
Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimin e aktivitete të përbashkëta me Bashkinë e Shkodrës, në atmosferën e këtij jubileu të rëndësishëm për Myftininë e Shkodrës dhe krejt qytetin.
Gjatë takimit u diskutua edhe për disa çështje me interes të përbashkët, për të cilat palët ranë dakort.
Në përfundim, Kryetarja e Bashkisë dhe Myftiu dhanë edhe intervistën e rastit për mediat e pranishme.