Tronditet përsëri kryeqyteti shqiptar. Një vr.asje me ar.më zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”, ndërkohë që viktimë ka mbetur një shtetas rreth 28-vjeçar, i identifikuar si Vilson Tafçiu. Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është shenjestruar për vd.ekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe ende nuk dihen shumë detaje. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është pl.agosur me ar.më zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vd.ekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve