Një tjetër shpërthim i një bombule gazi ka lënë të plagosur rëndë një të moshuar në qytetin e Durrësit.
E moshuara ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në këmbë, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit bregdetar.
Policia njofton se e plagosur ka mbetur 83 vjecarja me inicialet S.S e cila dyshohet se ka qenë e vetme në banesë në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.