Prangoset nga policia e Shteti një i dënuar me 8 vite burg. Ai është Hazis Isenlikaj, dhe ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkodrës e ka dënuar me burg për trafik droge. 46-vjeçari bënë me dije Policia, është arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i denuar me 8 vite burg. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.