Politikanët tanë janë njerëzit më me fat në botë! Ndryshe nga të gjithë vendet e tjera ku populli i kërkon llogari një më një për planin, për mënyrën e qeverisjes, ne jemi ndryshe. Sa më keq qeveris dikush ne i thurim këngë, vargje, bejte. Amin o Zot… nuk kemi shkuar tek romanet! Dosja.al u fut nëpër arkiva, uff sa u lodhëm…dhe bëmë një përmbledhje të disa nga këngëve që iu kanë mbetur në mendje. Psh; sado socialist të jeni mos na thoni që nuk kërceni në dasma me këngën e Sali Berishës, ose nuk e dëgjoni goxha shpesh ‘Tironën’ e kryeministrit Rama.
HITET E FUSHATAVE DHE POLITIKËS:
‘Famozët’ e Shaolin Gang, disa vera më parë publikuan këngën e tyre më të re “Pare si Thaçi, pare si Rama”. Për t’i sqaruar të gjithë, me titullin e këngës nuk kemi pse merremi, se na qarkullon edhe paketa anti-shpifje. Praktikisht ka vetëm dy vargje si këngë por adhurohet nga masa. Si thoni ju, a u ka shkuar në vesh atyrë të dyve?
Parfum Versace, Pare si Thaçi
Parfim Versace, Pare si Thaçi
Parfim Versace, Pare si Thaçi
Versace, Versace, Versace, Versace
Dolce & Gabbana, Pare si Rama
Dolce & Gabbana, Pare si Rama
Dolce & Gabbana, Pare si Rama
Gabbana, Gabbana, Gabbana, Gabbana
Meqë ishim tek kryeministri Edi Rama, të rinjtë e sotëm të lindur në pasvitet 2000 nuk e dinë që kreu i qeverisë ka qënë dikur në opozitë. Dhe kur ishte në opozitë kishte frymëzim për të ndihmuar në shkrimin e këngëve për fushatat e tij. E gjitha filloi me këngën “Tirona”, ku Rama bërtiste me megafon dhe i gjuante me grusht tavolinës. Bëhej shumë zhurmë, zhurmë, zhurmë…sa zhurmë.
“Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.
Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”
ATY KU KRYETARI BËRTET ME MEGAFON
Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiron! Kënga tjetër e shkruar nga Edi Rama është për fushatën e 2009-ës sërish në bashkëpunim me WestSideFamily. Interesante ishte që një koment në YouTube poshtë këngës shkruante: A thua e ka dëgjuar këto kohë Rama këtë këngë? Dyshojmë!
“Çohu, Jemi ne Sot e Ardhmja
jemi ne vetëm ti në dorë e ke
ti mos rri por ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU!
Jemi ne sot Ndryshimi
jemi ne plot të ardhme ditë e re
ti mos rri po ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU!”
Tani do kalojmë tek shprehja legjendare me të cilën fillonte kënga ‘rock’ që i bënte shqiptarët të tundnin flokët: For me this is a miracle of freedom
Supergrupi i përbërë nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Çiljeta dhe Bojken Lako u mblodhën së bashku për të këduar këngën “Shqipëria po ndryshon”, tani Lulzim Basha e këndon vetë himnin. Ndonjëherë kërkon ndihmë edhe nga ndonjë tenor. Është djalë klasik!
“Shqipëria po ndryshon
Është një rrugë që na bashkon
Është një ëndërr që na fton
Është e ardhjma që premton
Është një komb që sot beson
Është një rrugë që na bashkon
Është një ëndërr që na fton
Është e ardhjma që premton
Është një komb që sot beson
Shqipëria po ndryshon”
Këngë për Sali Berishën e Azem Hajdarin ka bërë edhe patriotja e tyre Fatmira Breçani. Kënga vazhdon të jetë superhit dhe të nisë çdo dasëm në Kosovë. Armiku në këngë është Serbia, ndërsa heronjtë dy demokratët që e luftuan. Një pyetje kemi ne: Ku e ka murin Serbia ?
https://youtu.be/1rxNfq5i4h8
“Oh moj Serbi e
O murin ta prisha
O se mu m’thon e
O Sali Berisha
O moj Serbi e
O murin ta kalli
O se mu m’thon e
O Azem Hajdari”
Meqë jemi tek demokratët dhe ta mbyllim! Një ndër këngët me të bukura të përdorura për fushatë është ajo për të ndjerin Sokol Olldashi, kur garonte ndaj Ramën për Bashkinë e Tiranës. Ermal Mamaqi bashkë me Olsën kërkonin mbrapsht qytetin e tyre duke ironizuar fasadat shumëngjyshe të Ramës.
Më Kthe Qytetin!
“Kot më pyet më tej
Kërkon arsye për gjithçka
Edhe stoli ynë dhe pema,
siç do gjë quhen “Para”
Janë zhdukur s’di se ku
Pas fasadash portokalli
Imitojnë vjeshtën e largët
Fyejnë vjeshtën që më dhe ti
Qyteti i kthyer në fjetore
Në asnjë ëndërr s’më del ti
Këtu të rriturit s’kujtojnë dot
Fëmijët s’kanë më fëmijëri.
Ç’të bëjmë për atë stol të vjetër?
T’ia kthejmë qytetit përsëri
S’dua fasadat dhe shiritat
Qyteti im, me duhesh ti!”
Edhe për presidentin e vendit tonë ka një këngë, se s’ka asgjë më pak se homologu i Kosovës. Në këngë Meta përfytyrohet si një njeri që zgjidh halle. Ka të drejtë?
“Në malet e Skraparit, lindi burri i vatanit Kush mi qan hallet e mia, Ilir Meta-LSI-ja”
Edhe pse karriera e tij politike nuk kishte ndonjë ‘boom’ apo arritje për t’u mbajtur mend, kënga e “Aleancës Kuq e Zi” ishte vertet e bukur…për 28-29 nëntor vetëm. Reshat Arbana në poezi, Gjergji Jorgaqi, Genta Ismajli, Erion Korini, Tuna, Xhejsi Jorgaqi këndojnë dhe Lorik Cana (që as vetë nuk e di çfarë bën në klip po për të qënë brenda nxjerr tatuazhet dhe muskujt) krijuan “Kuq e Zi”. Lexoni dhe dëgjoni vetë. E bukur ë?
“Mjaft ti ke duruar nëna ime Shqipëri
Toka ime bukur të adhuroj
Shekujt ëndrrën tonë se ledhatuan kurrsesi.
Kuq e zi do të jetë aleanca për këtë Shqipëri.”
REF
Shqipëria zemra ime
shqipja kuq e zi
Çdo njeri nga ne
tjeter emër s’ka
Tjetër fe s’kërkon
vetëm SHQIPËTAR.
Sot bën këngë për dashurinë dhe për vajza superseksi por Getoari nuk ka qënë gjithmonë kështu. Kur Ramush Haradinaj ishte i pandehur në Hagë, Getti (ashtu quhej asaj kohe) i dedikoi një varg këngë. Nuk e gjeni dot emrin? Shikoni edhe njëherë, janë gërmat e para të çdo fjalie që këndon. Epo kot nuk i thonë Rambo atij.
[Getti]
RR- ta boj rrafsh kur je gabim
A- ambasador i karakterit tim
M- madhëria jeme ska ven për fjal
U e SH..une e boj shtet kjo ka me dal
DRIDHET- dridhet veni kur vjen mbreti
DRIDHET- dridhet toka prej tërmetit
DRIDHET- dridhet shteti prej s’lezeti
G&E- Genta Geti shtet në veti
Në fund kemi vendosur që të lëmë personin për të cilin janë kënduar më shumë këngë, po guxojmë të themi në rruzullin tokësor, Enver Hoxha.
“Enver Hoxha Tungjatjeta
Enver Hoxha e mprehi shpatën,
Edhe një herë o për situatën.
Kjo asht shpata që u rrin tek koka,
Gjithë armiqve o që ka bota.
Enver Hoxha Tungjatjeta!
Sa këto male e sa këto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngritë!
Gjithë këtë popull në dritë e qite!
P.S: Meqë bëmë gjithë këtë artikull, kemi edhe ne një kërkesë; një këngë për Fatos Nanon nuk e bënit dot? Nëse ka edhe ne nuk e dimë, ju lutem na informoni! Jemi padurim dhe zemërbosh :'(
(K.M;F.G/Dosja.al)