Vdekja tragjike e 2 vjeçarit nxorri në pah varfërinë e skajshme në të cilën jetonte familja Çoku në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme i vogli po luante në kasollen e pulave ngjitur me banesën ku ndodhej e ëma me motrën e vogël
E ëma nuk e dinte që djali kishte qenë në kasolle dhe kanë qenë zjarrfikësit që pasi kanë shuar flakët kanë konstatuar trupin e pajetë të fëmijës.
Fqinjët tregojnë se familja prej 10 anëtarësh jetonte në kushte të vështira dhe e vetmja e ardhur për ta ishte puna e kryefamiljarit që mblidhte skrap, informon gazetari Elvis Hila.
“Zjarri është shkaktuar nga tubi i sobës. Një shkëmdijë ka rënë dhe ka marrë flakë kasollja. Fëmija ka qenë duke lozur brenda” thonë fqinjët.
Fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe djegiet që ka pësuar.