Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri ka shkrumbuar një banesë, duke i marrë jetën një fëmije.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka, është nisur drejt vendit të ngjarjes, prej ku prite të sjellë pamje nga banesa e shkrumbuar nga flakët.